Mbyllja e Facebook, e pavertete

 

 

Përdoruesit më me fat në Facebook, sot kanë pranuar një porosi e cila i fton ata për përdorimin e Facebook Messages, shërbimit të ri i cili mundëson krijimin e emailit personal në këtë rrjet social, dhe shumë më shumë se kaq.

Më saktësisht, bëhet fjalë për përbrërjen e re të porosive elektronike në Facebook, në të cilën secili përdorues që ka profil në këtë rrjet social do ta ketë adresën e tij personale në shërbimin e Mark Zuckerberg-ut , ndërsa thuhet se kjo do të jetë më ndryshe se sa emaili i zakonshëm, pa rubrikën “subject” e shumë detaje tjera që e ndryshojnë emailin, njëherë e mirë.

Nëse nuk jeni në mesin e atyre që kanë marrë ftesën për përdorimin e Facebook Messages, atëherë këtë mund ta kërkoni në http://www.facebook.com/about/messages/. Natyrisht, nëse keni profil të hapur.

 

Sulme ne Windows nepermes fotografive 

 

Lëshimi i ri në Windows lidhet me paraqitjen e fotografive, e sulmuesit potencial i mundëson të merr përsipër kontrollin mbi kompjuterin e përdoruesit.

Për të shfrytëzuar lëshimin sulmuesi duhet të dërgojë porosi e-maili e cila në bashkëngjitje ka dosje Microsoft Word apo PowerPoint me fotografi të formësuar veçanërisht.

Në fakt, problemi qëndron në Windows Graphics Rendering Engine, e cila gjatë hapjes së dosjes dashakeqe me fotografi të formësuar i mundëson sulmuesit që të ekzekutojë kodin burimor në kompjuter.

Me këtë lëshim janë goditur të gjitha versionet aktuale të Windows, pos atij Windows 7, e në Microsoft theksojnë se deri më tani nuk kanë pranuar informata për keqpërdorimin e tij.

 

 

Google Docs vjen i plotë në iPad

 
 

Para disa javësh, Google pati ofruar mbështetje të pjesshme të shërbimit të saj Google Docs edhe për tabletin e kompanisë Apple, iPad.

Tani, Google thotë se shërbimi i saj për dokumente të zyrës është në dispozicion të plotë, për poseduesit e tabletit të famshëm të kompanisë Apple, të cilët tani kanë mundësinë t’i kryejnë të gjitha funksionet që i ofron ky shërbim, në ekran të plotë, në vend të versionit mobil, siç ishte deri më tani.

Natyrisht, shfletuesit mobil në kompjuterët tablet nuk janë aq të përdorshëm sikurse ata në kompjuter personal, ndërsa pikërisht për këtë, Google thotë se e ka përmirësuar shërbimin e saj për iPad.

Për shembull, nëse dëshironi ta ndryshoni një tabelë në Excel përmes tabletit iPad, ju mund ta bëni këtë, njësoj sikurse nga kompjuteri juaj personal, duke përdorur të njëjtat funksione që ofron Google Docs. 

Më të kërkuarat në Google për 2010




Gjiganti i kërkimit në internet, motori i kërkimit Google ka vëzhguar dhe kontrolluar me miliarda terme, fjalë dhe fjali edhe gjatë këtij viti, dhe interesimet e njerëzve këtë vit ishin të ndryshme krahasuar me ato të vitit 2009.

"Chatroulette", "iPad" dhe "Justin Bieber" janë tri fjalët më të kërkuara për vitin 2010, ndërsa "Twitter" dhe "Facebook" janë gjithashtu në listë, në vendin e 8-të dhe të 10-të.

Në mesin e atyre fjalëve që kanë humbur interesin e njerëzve gjatë vitit 2010, janë (gripi i derrit), romani i Stephanie Meyer (dhe versioni i filmit) "Twilight: New Moon", "Susan Boyle", "Slumdog Milioner", "MySpace Layouts "dhe" Michael Jackson ".

"iPad" është fituesi i pacenueshëm në kategorinë e teknologjisë, ndërsa menjëherë pas tij radhitet "iPhone 4", "Nokia 5530", "HTC EVO 4G" dhe "Nokia N900".

Në kategorinë e lajmeve më të kërkuara gjendet Haiti, i cili është dëshmuar të jetë lajmi më popullor, i ndjekur nga lajmi për sport, përkatësisht lajmet rreth klubit turk  të futbollit "Besiktas".

Mirëpo, si terme të kërkuara gjithashtu janë edhe Lady Gaga, iPhone 4, derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës, etj.  


Google - 5.3 miliardë për Groupon?




Sipas thashethemeve të fundit të cilat lidhen me blerjen e Groupon nga Google, thuhet se Google tanimë ka ofruar 5.3 miliardë dollarë për të bërë për veti këtë kompani.

Supozohet se negociatat në mes të dy kompanive janë në fazën e fundit, kështu që marrëveshja përfundimtare do të mund të ndodhë gjatë disa ditëve të ardhshme.

Nëse thashethemet dalin të sakta, blerja e Groupon do të jetë blerja më e madhe e Google deri më tani. 


Facebook tani vlen 50 miliardë dollarë





Vlera e Facebook mund të ketë arritur shifrën më të lartë deri më tani, bazuar në transaksionet private në treg, të cilat për herë të parë i ka zbuluar redaktori i TechCrunch, Michael Arrington. Sipas tij, Facebook sot vlen afër 50 miliardë dollarë.

Arrington shkruante se një transaksion në SecondMarket javën e kaluar kishte arritur në afërsisht 40 milion dollarë për pronësi në Facebook, me një çmim prej 20,76 dollarësh për aksion, për rreth 1.9 milionë aksione.

Duke supozuar se 2.5 miliardë aksione janë të jashtëzakonshme, transaksioni më i fundit i përshkruar nga Arrington do të thotë Facebook ka arritur vlerë tregtare që arrin shumën prej 50 miliardë dollarësh.

Kjo shifër e bën Facebook-un të vlefshëm sa dy të tretat e kompanisë Amazon, ose sa një e katërta e kompanisë Google.

Mirëpo, e gjithë kjo është hipotetike për shkak se Facebook mbetet pronësi private. Mirëpo, vetë themeluesit e këtij rrjeti social nuk janë shumë të interesuar të japin shumë informata lidhur me këtë çështje. 

 

Faqet pirate terheqin nje miliard perdorues

 

 

Hulumtimin të cilin e ka kryer kompania Mark Monitor ka ofruar një pamje të ndryshimit të piraterisë online, raporton BBC. Ata kanë përcjellë vizitat në faqet me përmbajtje të paligjshme dhe kanë zbuluar se faqet e tilla shënojnë 53 miliardë vizita në vit.

Tri të parat, RapidShare.com, Megavideo.com dhe Megaupload.com kanë mbi 21 miliardë vizita.

Në hulumtim kanë theksuar se kanë përdorë një mostër të vogël që do të thotë se problemi në realitet do të mund të ishte shumë më i madh.

Sipas analistit Mark Mulligan, nga kompania Forrester, numri i vizitave nuk nënkupton edhe numrin e njëjtë të shkarkimeve, por nënkupton se faqet e këtilla janë bërë një mënyrë po aq e popullarizuar për ndarjen e muzikës dhe filmave sikur teknologjia peer-to-peer (P2P).

Një prej faqeve të përcjella gjatë hulumtimit, RapidShare, është sulmuar nga RIAA (Recording Industry Association of America), e cila e fajëson kompaninë zvicerane për shkak të përmbajtjeve pirate dhe nga ajo kërkoi vendosjen e filtrave për kontrollimin e përmbajtjeve të paligjshme.

Një kërkesë e tillë ka ardhur pas vendimit të Gjykatës së Lartë në Dusseldorf, i cili ka vendosur se RapidShare nuk ka nevojë të vendosë filtra në faqen e internetit, raporton BBC.  

Ne Facebook ngarkohen 750 milione fotografi

 

 

Pas natës së çmendur të Vitit të Ri duket se të gjithë janë nxituar që albumet e tyre në Facebook t’i dekorojnë me fotografi nga pritja e vitit 2011. Falë kësaj rrjeti për shoqërim Facebook ka arritur edhe një rekord të radhës. Në fakt, përdoruesit gjatë fundjavës së Vitit të Ri kanë ngarkuar 750 milionë fotografi në të!

Drejtoresha e marketingut Randi Zuckerberg (motra e themeluesit të                    Facebookut Mark Zuckerberg) ka njoftuar se Facebook ka arritur edhe një rekord.

“Njerëzit kanë festuar Vitin e Ri duke vendosur numër rekord të fotografive në Facebook - 750 milionë”, ka shkruar Zuckerberg dhe anë në profilin e saj në Twitter.

Sa për rikujtim, Faceboook në korrik ka njoftuar se përdoruesit e tij në këtë rrjet çdo ditë publikojnë afro 100 milionë fotografi.

Deri më tani në Facebook më së shumti fotografi janë ngarkuar pas Natës së Shtrigave.

 

 

YouTube rrit limitin e gjatësisë së videove



Duket se njerëzit e punësuar në Google nuk ndalen së punuari në avancimin e shërbimeve të veta, e përditësimi më i ri i njërit prej shërbimeve përfshin edhe rritjen e gjatësisë së video materialeve të cilat i ngarkojnë përdoruesit.

Në blogun zyrtar të ekipit i cili qëndron prapa zhvillimit të YouTube është publikuar lajmi se për përdoruesit e caktuar do të mundësohet ngarkimi i video materialeve më të gjata se 15 minuta. Limitin prej 15 minutash YouTube e kishte përcaktuar kësaj vere.

YouTube nuk ka zbuluar se cili është limiti i ri i gjatësisë së videove, si dhe nuk ka detajuar se cilëve përdorues do t’u hiqet kufizimi prej 15 minutash. Ata vetëm kanë theksuar se kjo u përket vetëm me përdoruesit të cilët përmbushin “udhëzimet e komunitetit të shërbimit YouTube” si dhe ata të cilët nuk kanë shkelur të drejtat autoriale të përdoruesve tjerë 


Skype - version i ri i aplikacionit për Symbian



Skype ka lansuar versionin e ri të aplikacionit për emetimin e zërit - VoIP (Voice over Internet Protocol), të dedikuar për telefonat e mençur me sistemin operativ Symbian. Këtu, para së gjithash, janë modelet e Nokias N8, C7 e E5.

Risia kryesore ka të bëjë me kapjen e sistemit vokal SILK, i cili garanton kualitet të zërit edhe kur bëhet fjalë për rrjet të dobët.

Në Skype krahasojnë këtë sistem me televizionin me rezolucion të madh.

Po ashtu theksohet se në kuadër të këtij versioni të ri ka më shumë shërbime dhe përmirësime, kështu që më lehtë është të shtohen kontaktet, të shfletohet, personalizimi i profilit...

Shërbimi, si edhe më herët, mundësohet pa pagesë. 


Microsoft feston 25 vjetorin




Para 25 viteve, Bill Gates pronari dhe themeluesi i kompanisë Microsoft, e pati prezantuar në publik sistemin e saj të parë operativ. Sot, më shumë se 90 për qind e kompjuterëve personal përdorin pikërisht sistemin operativ të kë
saj kompanie.

Windows 1.0 shitej për një çmim prej 99 dollarësh, ndërsa për këto para blerësit merrnin ndërfaqen grafike, e cila ishte ndryshuar njëherë e përgjithmonë. 

Versioni i dytë i këtij softueri ishte paraqitur dy vjet më vonë, në dhjetor të 1987, dhe më pas kanë vazhduar versionet tjera, të cilat ne i kemi parë gjatë tërë këtyre viteve.

Ideja fillestare e këtij sistemi të ri operativ ka qenë që t’ua mundësojë përdoruesve që të shfletojnë vetëm përmes mausit dhe tastierës kompjuterike, si dhe të punojnë në disa aplikacione njëkohësisht.

Mirëpo, softueret e para të Microsoftit nuk ishin pranuar menjëherë nga përdoruesit. Ishte versioni i tretë i cili ishte paraqitur 10 vite më vonë, ai i cili zgjoi kureshtjen dhe interesimin e madh tek përdoruesit e kompjuterit, i cili madje ishte shitur në 10 milion kopje 

Today, there have been 7 visitors (10 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free